Kronikë

DETAJET/ Nga lokali në Lezhë, deri te prita te “Kodra e Diellit”! Ekzekutimi i Briken Sanajt, si u zbulua Vladimir Kola në kamerat e sigurisë?

14:28 - 12.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet e kamerave të sigurisë tradhtuan Vladimir (Valmir) Kolën, të dyshuarin kryesor për ekzekutimin e Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. News24 ka siguruar dosjen hetimore të Kolës, nga ku rezulton se i dyshuari ka udhëtuar nga Belgjika për në aeroportin e Podgoricës, pak ditë përpara se të kryente krimin.




Ai ka hyrë ilegalisht në Shqipëri, përderisa sipas hetuesve nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS.

Burimet konfirmojnë se ai është filmuar në një lokal në Lezhë, teksa ka marrë nga dy shtetasit kosovarë automjetin që përdori në vrasjen e Sanajt, të cilin më pas e dogji në rrugën dytësore Tiranë – Durrës në afërsi të Domjes.

Disa orë përpara krimit të rënda, Vladimir Kola, është fiksuar nga një tjetër kamera sigurie te “Rruga e Kosovarëve”, ku ka marrë një taksi dhe ka udhëtuar drejt Lezhës.

Natën e krimit, ai ka udhëtuar nga Lezha drejt “Kodrës së Diellit” ku e ka pritur viktimën që të mbërrinte pranë vilës së tij, ku dhe e qëlloi për vdekje atë që e konsideronte si hasmin e tij.

Në të gjitha këto pamje ai shfaqet me të njëjtat rroba, çka sipas hetuesve i shumëkërkuari mbërriti në Shqipëri dhe në kohë rekord organizoi vrasjen e Sanajt mbrëmjen e 30 tetorit dhe më pas u largua jashtë vendit.

Motivi i krimit dyshohet të jetë hakmarrja, pasi 10 vite më parë, vëllai i viktimës, kishte plagosur Gentian Kolën. Familjet Kola dhe Sanaj kishin bërë tentativa për t’u pajtuar pas kësaj ngjarje, por nuk kishin mundur të shuanin konfliktin mes tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.