BOTA

Francezët “djegin” Parisin, Macron “përkëdhel” Marokun: Shkruat historinë

09:16 - 15.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me mijëra tifozë francez festuan gjatë në rrugët e Parisit suksesin e Deschamps dhe djemve të tij. Menjëherë sapo gjyqtari i takimit mbylli sfidën përballë Marokut, tifozët ndezën fishekzjarrë dhe flakadanë duke krijuar një atmosferë të bukur.




Pavarësisht se temperaturat ishin nën zero kjo nuk pengoi tifozët e shumë të festonin për këtë finale të dytë radhazi. Ashtu siç pritej, fundi i sfidës u shoqërua me trazira në pjesë të ndryshme të Francës, ku nuk munguan as përplasjet mes tifozëve.

Shijoi këtë sukses të Francës, por nga tribuna e stadiumit, presidenti Emmanuel Macron i cili më anë të një postimi në Twitter shkroi:

“Faleminderit Blues. Tani Kupën. Miqve tanë maroken i bëj komplimente për këtë udhëtim shumë të bukur. Po shkruani historinë e futbollit”, shtoi ndër të tjera Macron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.