AKTUALITET

Gratë që jetojnë si burra! Dokumentar i BBC në Shqipëri: Virgjëreshat e fundit të betuara

18:56 - 15.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Virgjëreshat e fundit të betuara të Shqipërisë”. Me këtë titull, BBC tenton një introspeksion në një institucion me rrënjë të thella në Mesjetë.




Vetëm dhjetëra gra në botë kanë mbetur të jetojnë duke respektuar zotimin e dëlirësisë dhe me sjellje mashkullore, për të mos u konsideruar inferiore në shoqëri. Me fjalë të tjera, ata kanë adoptuar një mënyrë jetese mashkullore, diçka që shihet në emër, veshje, zakone.

“Virgjëreshat e betuara” kanë ekzistuar, në një masë shumë më të vogël, në vende të tjera, zakonisht fqinje me veriun shqiptar. Këto janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, pjesa e brendshme e Dalmatit dhe Bosnja.

Rasti i Gjystina Grishajt

Si është jeta e një virgjëreshe të betuar? Emisioni i BBC nis me deklaratat e Gjystina Grishajt, e cila shprehet se “Shqipëria ishte një botë e dominuar nga meshkujt, e vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte të bëheshit burrë”.

Kur ishte ende 23 vjeçe dhe jetonte në malet në veri të vendit të saj, ajo u zotua për beqari dhe premtoi se do të jetonte pjesën tjetër të jetës si burrë.

Familja e saj prej më shumë se një shekulli jeton në zonën e Lepusit, pranë kufirit me Malin e Zi, në pjesën më veriore të Shqipërisë.

Sipas 57-vjeçares Gjystina, “në botë ka shumë beqarë, por nuk janë burrneshat (siç quhet zakoni në dialektin vendas). Një “virgjëreshë e betuar” i kushtohet vetëm familjes, punës, jetës, duke ruajtur dëlirësinë e saj”.

Si bëhen

Për shumë gra të lindura në epokat e mëparshme, shkëmbimi i identiteteve të tyre seksuale, riprodhuese dhe sociale ishte një mënyrë për të shijuar liritë që mund të kishin vetëm burrat.

Grishaj nuk e imagjinonte kurrë një jetë tradicionale për vete me martesë, punë shtëpie dhe fustane. Në vend të kësaj, pas vdekjes së të atit, ajo vendosi të bëhej një “virgjëreshë e betuar” në mënyrë që të drejtonte familjen dhe të mund të merrte përsipër detyra për t’i mbështetur financiarisht.

“Ne ishim jashtëzakonisht të varfër… Babai im vdiq dhe nëna ime kishte gjashtë fëmijë, kështu që për ta bërë më të lehtë për të, vendosa të bëhesha “Burneshë” dhe të punoja shumë”, thotë ajo për BBC.

Pozicioni i gruas në Shqipëri

“Sot askush nuk tenton të bëhet “virgjëreshë e betuar”, thotë nga ana e saj Valerijana Grishaj, mbesa e Gjystinës.

“Vajzat e reja as që e mendojnë të bëhen virgjëresha të betuara. Unë jam një shembull i gjallë i kësaj”, shton ai.

E rritur me tezen e saj në Lepus, Valeriana zbuloi se mundësitë për gratë në atë zonë ishin të pakta, me një pritshmëri të përgjithshme që ato të martoheshin të reja. “Një moment që e mbaj mend gjithmonë ishte në klasën e gjashtë të shkollës fillore. Një shoqja ime ishte në klasën e nëntë dhe u fejua. Ishte vetëm 14 vjeçe”, kujton ai.

Sipas të dhënave të UN Women, pothuajse 60% e grave shqiptare të moshës 15-49 vjeç kanë përjetuar dhunë në familje.

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrjen politike dhe ekonomike në Shqipëri ka përparuar me përmirësime në kodet e praktikave dhe procedurave zgjedhore, megjithëse ajo mbetet ende e kufizuar dhe hendeku i pagave nuk është trajtuar siç duhet.

Deri në vitin 2017, gratë përbënin 23% të deputetëve dhe 35% të këshilltarëve vendorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.