Kronikë

I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Gjykata shtyn sërish gjyqin e Paplekajt

11:18 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.




Burime për median bëjnë me dije se gjyqi është shtyrë për shkak se trupi gjykues ka kërkuar të marrë kohën e nevojshme, sipas ligjit për të shqyrtuar kërkesat paraprake të paraqitura nga avokatët e të pandehurve si edhe t’i jepet kohë për t’u njohur me shpjegimet e prokurorëve të kësaj çështje.

Mësohet se ndër të tjera, trupi gjykues ka kërkuar që të ketë ndarje të çështjes së Paplekajt nga ajo e policëve si dhe është kërkuar pavlefshmëri e disa akteve të hetimit.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 21 prill të vitit 2021, ku katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit u plagos për vdekje mjeku Pjerin Xhuvani dhe 4 persona të tjerë, përfshirë një oficere policie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.