Kronikë

Detaje/ Grabiti të moshuarën, policia greke zbardh identitetin e shqiptarit (Emri)

13:50 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia greke mesditën e sotme ka publikuar identitetin e një shqiptari të arrestuar për vjedhje.




Burime për median bëjnë me dije se 36-vjeçari, Alvin Musaji nga Elbasani në datën 10 nëntor në Ilioupoli duke drejtuar një motoçikletë i ka grabitur çantën një të moshuare e cila si pasojë e tërheqjes së fortë është rrëzuar në tokë dhe plagosur.

Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuar ndërroi jetë dy ditë më pas.

Mësohet se Musaji është përfshirë më herët në një grabitje të ngjashme, ku është dënuar me 15 muaj burg për vjedhje.

Sakaq autoritetet kanë sekuestruar në banesën e shqiptarit 2 peshore elektrike dhe 1 celular, si dhe 53 ilaçe narkotike.
Raportohet se Musaji është arrestuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.