AKTUALITET

SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Kujdes kur vizitoni Shkupin

21:55 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Gjermanisë edhe SHBA-të kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të jenë veçanërisht të kujdesshëm nëse udhëtojnë në Shkup, për shkak të kërcënimeve për bomba, por edhe për praninë e mundshme të “xhepistëve” nëpër qendra tregtare dhe dyqane gjatë festave të fundvitit.




“Ndërsa turma njerëzish mblidhen në tregje pushimi, qendra tregtare dhe vende të tjera publike, Ambasada e SHBA-së u kujton qytetarëve amerikanë të jenë të kujdesshëm, pasi ekzistenca e hajdutëve të xhepave dhe kriminelëve të tjerë të vegjël është gjasa.

Ka pasur gjithashtu një rritje të raporteve për kërcënime me bomba, në Shkup dhe gjetkë, në stacionet e transportit publik, aeroporte, hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe shkolla. Autoritetet lokale kanë hetuar çdo kërcënim dhe deri më tani të gjitha paralajmërimet për bomba kanë qenë të rreme. Nëse ndodheni në një vend që merr një kërcënim për bombë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e personelit lokal të sigurisë dhe policisë në vend”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtohet se të shtunën e kaluar, Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi qytetarët gjermanë që të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të kërcënimeve me bombë në kryeqytetin Shkup.

Maqedonia e Veriut ka marrë disa kërcënime për bombë gjatë dy muajve të fundit, të gjitha kanë rezultuar të rreme. Të premten e kaluar, një kërcënim për bombë arriti në aeroportin e Shkupit, i cili u evakuua si masë paraprake dhe disa fluturime u pezulluan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.