Kronikë

VIDEO+FOTO/ Vrasësi skanoi zonën dhe më pas ekzekutoi brenda lokalit të mbushur me njerëz dy shqiptarët

09:14 - 19.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasësi gjakftohtë i dy shqiptarëve në Greqi fillimisht skanoi zonën në sheshin Nea Smyrni dhe më pas u fut brenda në lokalin e mbushur me klientë duke i qëlluar për vdekje.




Ekzekutuesi profesionist ka pasur objektivin e qartë dhe ka qenë i saktë në gjuajtjet e tij.

Ai mban veshur kominoshe të zeza, xhup me kapuç, çizme sportive dhe maskë kirurgjikale. Kur afrohet drejt tavolinës ku ishin ulur viktimat është i ftohtë, nuk i interesojnë klientët përreth, nxjerr pistoletën nga xhepi i xhupit me dorën e djathë dhe qëllon.

shqiptare greqi vrasje1

Krimi i rëndë ndodhi pak pas orës 21:30. Pasi qëlloi mbi dy shqiptarët, vrasësi u largua nga vendngjarja.

41-vjeçari u qëllua me dy plumba në kokë dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa 44-vjeçari mori një plumb në gjoks dhe u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë.

shqiptare greqi vrasje2

Objektiv dyshohet se ishte 41-vjeçari. Dy viktimat njihen prej vitesh me njëri-tjetrit dhe është ngritur pista hetimit se vrasjet ndodhën për larje hesapesh.

shqiptare greqi vrasje3

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.