Kronikë

Dy të rinjtë braktisin mjetin luksoz brenda të cilit kishte 85 kilogram hashash, arrestohet pronari i makinës

09:07 - 23.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një  aksion antidrogër është  ndërmarrë nga Policia e Fierit, ku pronari i automjetit tip “Audi Q7”, ku u gjetën 85 kg kanabis, është vendosur në prangat e policisë.




26-vjeçari me iniciale V. R., raportohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në mjetin me kanabis, që u zbulua të enjten në Fier, ndodheshin dy të rinj, 25 vjeçari me iniciale A. T., dhe 31 vjeçari N. R.

Sapo e kuptuan që po ndiqeshin nga policia, braktisën mjetin dhe u larguan. Efektivët arritën të kapnin 25-vjeçarin, ndërsa i riu tjetër u arratis dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”, si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis.

Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari, pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.

Në vijim të operacionit policor antidrogë të koduar “Hamil”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, janë kryer veprime të pandërprera hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi V. R., 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”, me të cilin shtetasit A. T., 25 vjeç (i arrestuar gjatë operacionit) dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.