BOTA

Lufta drejt përfundimit? Putin: Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën

13:30 - 25.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘Rusia është e gatshme të negociojë me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, por Kievi dhe mbështetësit e perëndimorë kanë refuzuar të angazhohen në bisedime’. Kështu ka deklaruar ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin.




Pushtimi rus në Ukrainë është kthyer në konfliktin më vdekjeprurës në Europë që nga lufta e dytë botërore. Deri më tani në horizont nuk duket se konflikti i armatosur do të jetë një fund të afërt.

Kremlini thotë se do të luftojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e tij ndërsa Kievi është shprehur se nuk do të pushojë derisa edhe ushtari i fundit rus të largohet nga territori i saj, duke përfshirë edhe Krimenë të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë me të gjithë të përfshirët për zgjidhje të pranueshme, por kjo varet nga ata. Nuk jemi ne që refuzojmë të negociojnë, por janë ata” tha Putin për televizionin Rossiya 1.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.