BLUETOOTH

‘Jemi verbue…’/ Bes Kallaku ‘i vë pikën’ aludimeve për krisjen e mardhënies me Xhensilën: E dua gruan time!

10:03 - 03.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Besart Kallaku i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave për ndarjen nga partnerja e tij, Xhensila Myrtezaj.




Gjatë emisionit ‘Zemër Luana’, Besi është shprehur i irrituar ndaj lajmeve për ndarjen e tij me Xhensilën, ku ka cilësuar se çdo gjë mes tyre është në rregull dhe se e do fort gruan e tij.

“Deklarata ime është që unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në natën e vitit të ri, çifti ka postuar në rrjetin e tyre ‘Instagram’ videon krah njëri-tjetrit ku kanë shuar zërat për krisjen e marrëdhënies së tyre.

Deklarata e plotë:

Dua të jap një sqarim për të gjithë ju. Po tregoj historinë e një 15 vjeçare në një nga koncertet  e mia që sjell një fletore që shkruante materiale humoristike dhe këngë. Ajo më ka kërkuar për ti lënë një audicion kurdo në Tiranë ose të më ndihmosh që të iki nga ky qytet. I thashë që kjo është çudi se është qytet shumë i bukur. Qytetin tim e dua shumë fort, por po ma prishin imazhin njerëzit dhe këtu në Shqipëri më vjen keq sepse  njerëzit pa arritjet  e veta, vjellin vrerë në arritjet dhe aftësitë e të tjerëve. Në vend që të ushqehemi me dashuri po ushqehemi me mllef. Të vërtetën po e pranojmë si gënjeshtarë dhe të gënjeshtrën si të vërtet. Dua ta mbyll me fjalën e At Zef Pëllumbi ‘Jemi verbue shpirtnisht’. Nuk na bën krenar lashtësia kur duam të mundohemi të bëjmë varrin vëllait, kjo është fatkeqësia jonë më e madhe. Deklarata ime është që unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”- ka thënë Besi, duke e vulosur që mes çiftit çdo gjë është në rregull!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.