AKTUALITET

Konflikti në ‘Kobra City’/ Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin e natës në Prizren, kryeprokurori jep detaje nga ngjarja

16:11 - 03.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos shoku i tij 27-vjeçar.




Kryeprokurori Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” dhe shkak është bërë pagesa e faturës së shërbimeve.

Ai thotë se për këtë ngjarje të rëndë janë ndaluar 6 persona, mes të cilëve edhe pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”.

Ata do të mbahen për 48 orë në paraburgim dhe do të dalin më pas para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma.

Ai tha për Ekspress se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, tha kryeprokurori Admir Shala.

 

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, shtoi ai.

Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka shtuar ai.

Më tej, kryeprokurori Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes.

“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala.

Kujtojmë se më herët u raportua se dëshmitarët kishin rrëfyer në polici se motivi i mundshëm i vrasjes dhe plagosjes është fatura e shërbimeve në vlerë prej 400 euro, që viktima dhe shoku i tij duhet të paguanin.

Gjithashtu më herët u bastis dhe u vendos pezullimi i punës në lokalin “Kobra City”, vnedin ku ndodhi ngjarja e rëndë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.