Kronikë

E rëndë/ Ishte duke mbledhur barishte në mal, shqiptari goditet për vdekje nga një masiv shkëmbor

19:16 - 07.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur, si pasoje e goditjes nga një shkëmb.




Ngjarja ka ndodhur në Keratea dhe shqiptari u godit nga një shkëmb teksa ishte duke mbledhur barishte në mal dhe më pas përfundoi në humnerë nga 20 metra lartësi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, ai ishte rreth 40-vjeç. Shpëtimtarët e EMAK-ut me ndihmën e zjarrfikësve kanë gjetur trupin e tij.

Gjithashtu mësohet se bashkë me shqiptarin, në zonë kishin shkuar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët kishin njoftuar shërbimet kompetente.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.