AKTUALITET

Bylykbashi: Më 14 maj do i japim përgjigjen kësaj klike grabitqare. Me Portin po bëhet vjedhja më e madhe e pasurisë publike

11:35 - 14.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD-së, deputeti Oerd Bylykbashi në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të PD në Durrës, tha se nga ky qytet fillon fitorja e opozitës më 14 maj. Sipas tij, opozita do i japë përgjigje “klikës grabitqare” me zgjedhjet lokale.




Deklarata e Oerd Bylykbashit:

Durrësi në kthetrat e qeverisjes socialiste, në një grabitje masive 23 vjecare.

Durrësi simbol që tregon se kur qeveris keq një qytet si përfundon. Nuk i ofron më të rinjve asgjë e largohen. Detyrë e madhe e jona ti përgjigjemi një sfide të jashtëzakkonshme.

Grabitja e Portit nuk është thjesht akti i radhës korruptiv por vjedhja më e madhe e pasurisë publike që i bëhet shqiptarëve.

Të mobilizohemi për t’i dhënë përgjigje kësaj. Nuk mund të presim verdiktin nga gjykatat që ka në kontroll Rama.

Më 14 maj me Igli Carën që e kemi zgjedhur të na përfaqësojë në këtë sfidë të madhe, jam i sigurt që të gjithë do i japim përgjigjen kësaj klike grabitqare e do kthejmë mirëqeverisjen me mesazhin që nga Durrësi fillon fitorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.