AKTUALITET

Kultivonin marijuhanë brenda kasolles/ Kapen dy shqiptarët, droga arrinte vlerën prej 1.4 milionë euro

11:52 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë të moshës 25 dhe 36 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi përshtatën kasollen në shtëpi bari.




Mediat italiane bëjnë me dije se lënda e sekuestruar kapte vlerën e 1.4 mln eurove, ku brenda ambientit të një kasolle ishin kultivuar mbi 3000 bimë narkotike.

Ekspertët shpjegojnë se nga bimët, kultivuesit mund të kishin marrë 200 kilogramë marijuanë me një vlerë totale, që pasi të dilte në treg do kapte vlerën e rreth 1.4 milionë eurove. Krahas tyre, tashmë kishte filluar kultivimi i 1700 bimëve të tjera, të cilat, sapo të priteshin bimët e para, do të zinin vendin e tyre në sera.

Raportohet se shqiptarët mbanin brenda ambienteve dhe armë zjarri të cilat iu sekuestruan.

Ata janë dërguar në paraburgim në Bassone në pritje të marrjes në pyetje dhe njohjes me masën e sigurisë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.