


Eva Longoria tregoi trupin e saj të tonifikuar e veshur me bikini në një foto të re. Aktorja 47-vjeçare në foton që ka postuar është e veshur me bikini të bardha teksa shijon momente relaksi në një varkë.
Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara” ka shkruar mbi foton: A i mungon dikujt tjetër dielli i verës? Duke folur për mënyrën sesi e mban trupin në formë kaq të shkëlqyer, Eva tregon se stërvitja është pjesë e pandashme e përditshmërisë së saj, ndërsa rëndësi të madhe i kushton edhe shëndetit mendor.
“Ushtrohem të paktën një orë në ditë. Vërtet duhet të fokusohesh dhe të mësosh përmendësh lëvizjet” , thotë ajo.
Duke folur për ngritjen e peshave, aktorja shpjegon se ky lloj ushtrimi i jep asaj gjithçka: Unë ngre shumë pesha. Ndjej sikur trupi im ndryshon më shumë kur e bëj këtë.
View this post on Instagram