BLUETOOTH

“Kujdes hundën! Je përdorues”- Sherr e ofendime mes Jul Dedës dhe Egla Cenos! Aktori: S’kam marrë ndonjëherë drogë! A do pak striptizëm? Ik p*rdhu andej

09:20 - 06.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorët Egla Ceno dhe Julian Deda janë përfshirë në një sherr të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi një nominim i banores çoi në finale Romeo Veshajn.




“Kujdes hundën”, iu drejtua aktorja, duke shtuar “je përdorues”, diçka që ka acaruar Jul Dedën i cili është përgjigjur se nuk ka pirë ndonjëherë drogë.

“A do pak striptizëm?”, iu kthyer aktori, duke shtuar se “s’jam përdorues”.

Pjesë nga debati:

Egla: Kujdes hundën!

Juli: A do pak striptizëm?

Egla: Shiko hundën.

Juli: Hundën? Në farë kuptimi, pse ma bën hundën kështu?

Egla: Sepse mund të biesh, rrëzohesh e thyen.

 

Juli: Nuk marr drogë unë zemra. S’kam marrë ndonjëherë drogë unë.

Egla: Shiko hundën, se do biesh dhe do e thyesh po të them.

Juli: Nuk kam marrë ndonjëherë drogë.

Egla: Do thyesh hundën o budall. Ua çfarë përdoruesi

Juli: Jo nuk jam përdorues.

Egla: Shiko hundën se do e thyesh. Je një përdorues, e ke lëkurën shollë, nga ty pres çdo gjë.

Egla: Je artisti më i ulët, kanë kaluar 36 veta në këtë shtëpi dhe je robi më i ulët që ka parë shtëpia. Ik or shollë.

Juli: O kërmilli im.

Egla: Je artisti më i ulët në këtë shtëpi.

Juli: Nuk jam, i kam treguar vlerat e mia artist.

Egla: Një artist i mirë nuk i thotë një artisti tjetër “tani je bërë e famshme”. Një artist nuk i thotë artistit tjetër do hash falas gjashtë muaj, një artist nuk i thotë artistit tjetër të kanë përzënë nga teatrot.

Juli: Ik pirdhu andej. Çfarë artiste je ti, je e lartë ti? Artisti që ul artistin është vromë për vete. Kaq e shpifur dhe gënjeshtare je ti. Turp të të vijë, je mashtuese. Ta tregoj unë drogën që ma bën kështu tek hunda.

Egla: Je pa shtyllë kurrizore dhe pa cipë në faqe. Je shollë.

Juli: Je e poshtër, edhe në jetë duhet të jesh e poshtër.

Egla: O Astrit, jo artist por ti je Astrit. Sa bukur flet ti o Astrit!

Juli: Ti po flet për 20 vitet e mia në skenë dhe prapë i hyre këtij muhabeti. Jazëk atij regjisori që të merr ty në punë që denigron kolegët e tu. Jazëk atij që të merr ty në punë nesër që denigron artistët këtu brenda shtëpisë. Me një njeri të poshtër nuk punohet pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.