AKTUALITET

Raportime për të shtëna nga ushtarët turq kundër grekëve qipriotë!

21:38 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtria turke dyshohet se qëlloi një grek qipriot në zonën e Potamia pranë Nikosias, duke e plagosur në këmbë. Sipas informacioneve të para, një automjet ushtarak turk ka hapur zjarr ndaj një greku qipriot në zonën e Potamias.




Konkretisht, ushtria turke, sipas informacioneve, ka qëlluar në drejtim të një automjeti në të cilin hipnin tre grekë qipriotë të cilët kanë shkuar në zonë për të mbledhur asparagus.

Një ekip policie shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Nikosias për të marrë deklarata.

Megjithatë, policia qipriote nuk është në gjendje të konfirmojë informacionin se të shtënat kanë ardhur nga ushtria turke.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.