AKTUALITET

Më shumë se 100 orë nën rrënoja, mjeku i ekipit shqiptar shpëton të riun e bllokuar në banesën e shembur nga tërmeti

17:02 - 10.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, i ka marrë deri tani jetën më shumë se 23 mijë personave.




Megjithatë nuk kanë qenë të pakta edhe mrekullitë, ku pas shumë ore nën rrënoja dhe pavarësisht temperaturave nën zero, ekipet e kërkim shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë të mbijetuarit e asaj tragjedie.

Një rast i tillë është edhe ai i mjekut turk Taner Akdamar, i cili punon në Shqipëri dhe ishte pjesë e ekipit të dërguar nga vendi ynë në ndihmë të shtetit turk.

Siç shihet edhe në video, mjeku ka shpëtuar një të ri në qytetin e Malatyas, pas 100 orësh që qëndronte nën rrënoja.

Kujtojmë se para nisjes së tij në operacionin e shpëtimit në Turqi, mjeku patolog Taner Akdamar ishte i ftuar në rubrikën “Opinion”, ku rrëfeu se familjarët e tij jetojnë në një nga zonat e prekura nga tërmeti. Ai tha se tani familja e tij e ngushtë është mirë, ndërsa vëllai dhe familja e tij janë nxjerrë nga rrënojat pas katër orësh. Ndërkohë tha se mbi 60 familjarë të tjerë të tij janë të zhdukur dhe po kërkohet nën rrënoja për t’i gjetur.

“Zona ime është ajo ku ka rënë tërmeti, dhe prindërit e mi, vëllezërit, të gjithë aty jetojnë. Pas 5 orësh kam marrë informacione. Një vëlla i imi me gjithë familjen kanë qenë nën rrënoja dhe janë nxjerrë pas katër orësh. Tani janë mirë të gjithë, por ka ende të afërm që nuk kemi asnjë kontakt me ta. Në këto momente nuk kemi akoma informacione të sakta, por deri tani afërsisht mbi 60 të afërm nuk kemi informacion”, u shpreh mjeku turk. BW 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.