AKTUALITET

Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 12 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

18:05 - 12.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend.




Sipas MSH nga 243 testime të kryera, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 243 testime, ka 12 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

12 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë.

Janë 135 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,602 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 243

Testime totale 2,034,874

Raste pozitive 333,333

Raste të shëruara 329,602

Raste Aktive 135

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 111

Fier 8

Shkodër. 8

Durrës. 3

Berat. 2

Vlorë 2

Gjirokastër. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.