Kronikë

EMRAT/ ‘Shtëpitë e barit’ në Vlorë, Gjykata cakton masën për 4 elektricistët e arrestuar, lihet në burg ‘pronari’

12:43 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Vlorës ka caktuar masat e sigurisë për të akuzuarit e arrestuar gjatë operacionit ”Outdoors”.




Mësohet se Gjykata ka caktuar burg për Dritan Koçiraj, i cili u arrestua dy ditë më parë në fshatin Kropisht dhe i dyshuar si poseduesi i shtëpisë së barit në këtë fshat.

Sakaq janë lënë të lirë 4 punonjësit e OSHEE të arrestuar, në mungesë të provave të qarta për përfshirje të drejtpërdrejt. Ndaj Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi, Gjykata ka caktuar ‘arrest shtëpiak’.

Në kërkim për këtë rast janë edhe dy shtetas  të tjerë të dyshuar si pronarët e banesave ku ushtrohej aktiviteti kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.