AKTUALITET

Protesta e pedagogëve, Meta: Kjo qeveri ka interes të grabisë qytetarët

14:07 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të protestës së pedagogëve, qe do te zhvillohet me 22 shkurt, duke thënë se kërkesat e tyre janë të drejta. Në një konferencë për mediat, Meta theksoi se qeveria e Edi Ramës ka interes vetëm korrupsionin dhe të grabisë qytetarët.




Kreu i PL solli rastin konkret të abuzimeve në sektorin e energjisë elektrike. Ai u shpreh se nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri në shkurt 2023 janë shpenzuar rreth 15 milion euro për qera dhe mirëmbajtje ndërkohë nuk është prodhuar as edhe 1(një) MËh energji.

“Është e qartë se Qeveria ka interes vetëm që korrupsioni të vazhdojë dhe qytetarët të grabiten,  veçanërisht në kushtet kur për dy termocentralet lundruese, që u morën me qira dyvjeçare për të mbuluar kërkesën për energji elektrike në këtë periudhë krize,  nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri në shkurt 2023 janë shpenzuar rreth 15 milion euro për qera dhe mirëmbajtje ndërkohë nuk është prodhuar as edhe 1(një) MËh energji.

Mjaftonin këto qindra milion euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsionit, aferave dhe keqmenaxhimit të sistemit energjitik shqiptar për të plotësuar të paktën kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve, që sërish do të rikthehen në protestë në datën 22 shkurt për paga dinjitoze, të paktën sa të kolegëve të tyre në Kosovë.

Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur të parët në kontinent dhe të dytët në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite.

Ndaj pagat dhe pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pagave dhe pensioneve në vendet fqinje dhe pedagogët tanë kërkojnë pagesa sa të kolegëve të tyre në Kosovë”, tha nder te tjera Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.