LAJMI I FUNDIT

E reja pretendoi se ishte përdhunuar nga Kristiano Ronaldo, avokati i paditëses i paguan shumën marramendëse futbollistit

15:48 - 16.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i paditëses Kathryn Majorga është urdhëruar t’i paguajë Kristiano Ronaldos 334,637.50 dollarë (275 mijë £) për të rimbursuar tarifat ligjore që futbollisti pagoi ndërsa mbrohej në një proces gjyqësor pasi Majorga e akuzoi atë për përdhunim.




Majorga, e cila hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, kishte pretenduar se Ronaldo e përdhunoi atë në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas, por Ronaldo i mohoi kategorikisht akuzat. Dyshja arritën marrëveshje në vitin 2010, megjithatë tetë vjet më vonë ajo ngriti padinë civile pasi Football Leaks ekspozoi detaje të komunikimit midis avokatëve të Ronaldos.

Por padia u hodh poshtë në qershor të vitit të kaluar kur gjyqtarja e qarkut amerikan Jennifer Dorsey vendosi se avokati i Majorga, Leslie Mark Stovall, ishte mbështetur në të dhënat e zbuluara dhe të vjedhura nga Football Leaks. Nga ana tjetër, avokati i Ronaldos, Peter Christiansen, kërkoi që Stovall të mbahej personalisht përgjegjës për 626,000 dollarë në tarifat e avokatit.

Dokumentet gjyqësore të depozituara më 14 shkurt të këtij viti tregojnë se gjyqtari e ka pranuar kërkesën dhe e ka shpërblyer atë vetëm një pjesë të shifrës së lartpërmendur.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.