AKTUALITET

“Ndihem e ofenduar”, Luiza Gega apel ministres Kushi: Rishiko buxhetin!

16:04 - 16.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzimi, ka sjell debate dhe pakënaqësi mes Federatave dhe vetë protagonistëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur një fond prej 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër për 17 federatat e shumësportëshit në Shqipëri për vitin 2023, një shumë kjo më e ulët në raport me një vit më parë, 1.8 miliardë, i shpërndarë në dy këste.




Jo vetëm buxheti i reduktuar, mënyra e shpërndarjes gjithashtu është jashtë logjike. Federata e Mundjes, e cila është e vetmja Federatë që ka sjellë një medalje të artë në Botëror, merr 121 milionë lekë të vjetër në vit, disa milionë më pak se Federata e Taekuondosë e cila përfiton 111 milionë lekë nga ky buxhet, ndërsa dy vite më parë përfitonte vetëm 50 milionë. Rritje të madhe ka pësuar edhe Federata e Çiklizmit, me 133 milionë lekë, federata e katërt më e paguar. Një rënie ka pësuar edhe Federata e Atletikës, e cila për vitin 2023 do të përfitojë afro 100 milionë lekë.

Kjo ulje në buxhet nuk është pritur mirë nga kampionia e Evropës, Luiza Gega e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, shkruan Luiza Gega.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.