AKTUALITET

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Na sulmuan nga të gjitha anët, ne bëmë një zgjedhje epike, vendosëm të qëndrojmë

17:51 - 21.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha e konsideron një grusht kundër demokracisë çështjen “McGonigal”, duke akuzuar kryeminsitrin Edi Rama se ka korruptuar ish-agjentin e FBI-së për të asgjësuar Partinë Demokratike.




Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati tha se i gjithë ky korrupsion do të zbulohet me kohën dhe do të jetë historia që do i dënojë përgjegjësit e saj.

Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës mund të largohet vetëm përmes asaj që ai e quan “revolucion”.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës

Është një kënaqësi e veçantë të takohemi sot në këtë mbledhje, me Këshillin Kombëtar në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetem të PD por të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë. Sot ne vijmë në këtë mbledhje më të fuqishëm se kurrë në ekzistëncn tonë. Vijmë sepse kaluam një periudhë, kaluam një betejë apo disa betaja unike në historinë e një force politike.

U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. U gjendëm në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikme e Europës, mafia e Edi Ramës.

Besprerët në gjirin e kësj partie, por dua të pranoj me shumë se kaq. Mafia më e reszikshme ndërkombëtare. Ne bërëm një zgjidhje apo zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë. Jo se ne ishim, të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishim përpjekur në një mënyrë ose tjetër të qëndronim për ato parime që besonim. Të gjithë, plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që s’ka asnjë princip. Në bashkëpunim me tradhëtarë të kombit më të madh, SHBA-së. Në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar gjer në palcë. Të cilët na sulmonin, vetëm dhe vetëm që i tërë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës. U etikteuam në të gjitha format, anti amerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi pro amerikanët e vërtetë në këtë vend. U etiketusm si anti eruopian por koha provoi se ne qëndruam si parti e vokacionit perëndimor.

U etiketuam me të githa epitete, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi? Jo. Nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku janë idealet që ne besojmë. Kjo është arsyeja që ju këtu që ata na mbështesin ne. U ngritën në këmbë, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim dhe shantazh, ndaj ju them ju, kjo provë e madhe, na faktoi ne. Se ishim njerëz të pamposhtur në idealet tona. Por ama në këtë udhëtim, nuk ishte betejë për veten tonë, jo. Nuk ishte për Berishën, por ishte për çdo shqiptar. I cili beson se vendi duhet të jetë demokratik dhe se pa opozitë nuk ka demokraci. Kjo ishte betejë për çdo shqiptar që i thotë dinjitetit të njeriut dinjitet, i cili respekton në qiell miqtë, por s’pranon kurrë të shkelmohet prej tyre. Që beson se Shqipëria si vend sovran, vetëm e tillë është e denjë për miq. Është e denjë për partnerë. Kjo ishtë beteje për çdo shqiptar  sepse gjithçka bërëm ne për të vendosur ne piedastal votën e lirë të anëtarëve tanë dhe të shqiptarëve. Pra kurrë ndonjëherë nuk kemi sakrifikuar më shumë për të gjithë shoqërinë tonë se sa në këtë udhëtim.

Kjo duhet të bëjë krenar secalin prej jush, çdo mbështetës tonin. E them edhe njëherë, idealet janë forca jetësore e njeriut dhe e shoqërisë. Sot ne jemi përsëri në një etapë të re të betejës. Dështoi çdo përpjekje për asgjesimin tonë. Asgjesim i cili filloi duke paguar si vrasës me pagesë kryezbuluesin e botës, dhe duke mobilizuar llum majtas-djathtas për të fshirë nga faqja e dheut PD-në.

Historia do të flasë dhe do ti dënojë këto akte makabre korrupsioni të një grushti shteti kundër demokracisë. Por ja ku jemi të pa lëkundur në besimin dhe voakcionin tonë perëndimor. Megjithatë duhet të themi, rrugën nuk e kemi të shtruar, jo, jo. Vështirësi të mëdha na presin, shumë të mëdha. Por sot jemi më të fortë se kurrë dhe ju garantoj se kemi çdo potencial për ti kapërcyar ato. Sot jemi në një moment ku secili prej jush ku çdo shqiptar, që u përmbahet një grushti parimesh themelore të një vendi të lirë dhe sovran. Duhet ti shtroj vetes disa pyetje:

Çfarë do bëjmë ne sot?

A përmbyset me votën e lirë kur qytetarët nuk vonojnë të lirë një regjim që ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin

Ne jemi njerëz të politikës nuk mund të bëhemi iluziv. Ai përmbyset vetem më revolucion.

A mund të përmbyset me votën që nuk ekziston, sepse është asgjësuar një regjim i cili të gjithë makinerinë e shtetit e ka shndërrur në makinë partiake. Policinë, drejtësinë, SHISH, nga institucione të një shteti ligjor janë institucione të partisë shtet. Këto vetëm për të mbijetuar. Ky regjim votën nuk e pranon. Ky regjim përmbyset vetëm me revolucion. A mund të përmbyset me votë një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra milionë euro të buxhetit dhe tonelata narko euro të bandave që kërkon kundrejt forcave politike që bëjnë një fushatë normale siç janë kushtet e vendit.

A mund të përmbyset një regjim i cili përdor të gjitha bandat, për të trembur dhe frikësuar apo plaçkitur votën. Ky regjim përmbyset por vetëm me revolucion. Ju do dëgjoni nga shumë bashkëbisedues tuaj, të flasin për revolucionin si një diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot se sa revoluiconi, sepse duhet të shpëtojë kjo shpoqëri.

Shikoni çfarë po ndodh në Europë. A nuk janë përzënë nga shqipëria 937 mijë vetëm në hapësirën e BE-së. Asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shervarsës se sa ky regjim. Pra është jetike për ne së pari të shtrojmë këtu pyetje vetes tonë, së dyti, të hapim një debat me çdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne, jo për pushtetin tonë, jo kjo është për çdo shqiptar. Për Shqipërinë. Kjo është për ti dalë zot këtij vendi dhe të shpëtojë nga kjo katastrofë. Pa ndonjë luftë civile, vetëm një shpresvarsës nga mëngjesi në darkë.

A jemi ne? Ne jemi në revolucion por kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën duhet të punojmë për zgjedhjet lokale. Kandiadatët tanë të kenë nga strukturat tona mbështetjen maksimale që mund tu jepet. Ata duhet të shumfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralelë me të gjtha format, qëndresën, veprimtaritë e revolucioint tonë. Revolucioni i dhjetorit 90, nuk e realizojë qëllimin e tij. As në vitin 91, por nuk u ndërpe, por ia arriti qëllimit.

Askush nuk mund të mendojë se ne revolucioni do na shmangë nga procedurat kushteteuse elektorale, Jo dhe jo. Nga asgjë por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhja janë kur ato kombinohen me revolucionin.

Nuk ka thirrje më të madhe se sa thirrja për të shpëtuar vendin. Ne nuk e përmbushëm dot këtë mision vetëm, por kur të bindim shqiptarët se ky është revolucioni i shqiptarëve dhe jo partiak. Me ta ndajmë vlera të përbashkëta. Të atyre që besojnë se fëmijët e tyre do të kenë folenë dhe strehën në këtë vend. Ne kemi një shans historik për tu angazhuar në debatin më pozitiv, më fisnik, më të çmuar me çdo shqiptar. Por kjo kërkon që ne të pranojmë sakrificën e misionarit, që ne të jemi të sigurt në forcën e idaleve tona, kjo kërkon që ne të kemi besim të palëkundur se guximtarët fitojnë gjithmonë.

Gazeta Shqiptare 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.