BLUETOOTH

Debat i ashpër mes Kristit dhe Oltës, aktorja shpërthen ndaj konkurrentit: Je puthur vetëm për famë!

19:31 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Kristit dhe Oltës. Ishte Olta ajo që filloi gjithçka duke i përmendur Kristit të shkuarën e tij dhe programin ku ka marrë pjesë.




Në sy të Keisit ajo i tha se kishte puthur vetëm për famë. Kjo e preku Kristin, i cili i tha se vërtet e kam bërë po kjo nuk ka lidhje me atë që po ndodh brenda shtëpisë. Ja një pjesë e debatit:

Olta: Ti vetë e ke futur të shkuarën këtu dhe ke thënë se je puthur vetëm për famë.

Kristi: E kam bërë dhe çfarë problemi ka. Pse po e përdor ti tani?

Olta: Jo po ta them që e ke bërë këtë.

Kristi: Po tregohesh shumë e dobët.

Olta: Po ikë ore tani. Mos të them dhe ndonjë gjë tjetër. Se kam dyshimet e mia unë dhe për këtë që po bën këtu brenda tani. Ke dy muaj që na bën Santa Kristin. Na hiqesh si Santa.

Kristi: Po ti çfarë ke, nuk ke me çfarë të kapesh dhe merresh me një gjë që unë nuk jam krenar që e kam bërë?

Olta: Ike ore tani, se të jam kursyer shumë, duhet të të kisha thënë shumë gjëra që më parë.

Përse të jetë inatosur kështu Olta? Nga fakti që mund të dalë në nominim kokë më kokë me Luizin apo është mërzitur që Kristi është larguar dhe nuk po i kushton më vëmendjen e mëparshme?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.