BLUETOOTH

“Do gomarin ti?” Kejsi përlotet gjatë bisedës me të atin: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi

18:40 - 06.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Keisi është përlotur ditën e sotme gjatë një bisede me të atin, Sabianin. Këngëtari i cili ka dy ditë që është bërë pjesë e ‘Big Brother VIP Albania’, i tha të bijës se nuk ka qenë ndonjëherë kundër lidhjeve, sepse nuk mund të ndërhyjë aq shumë tek ajo. Duke mos dashur të japë më shumë informacion, Sabiani shtoi se do jetë gjithmonë pranë saj, edhe nëse lidhet me një princ.




Keisi nga ana tjetër u shpreh se e kupton shqetësimin e tij, por sipas saj, Sabianin po e keqkuptojnë banorët e tjerë.

Biseda:

Sabiani: Kam qenë ndonjëherë kundra lidhjeve unë? Do gomarin ti? Ça do bëj unë?

Keisi: Nuk ka lidhje fare, nuk e kuptojnë këta ku është thelbi.

Sabiani: Nuk kam pse t’ja sqaroj këtyre.

Keisi: Nuk e kuptojnë fare.

Sabiani: Edhe princin e Monakos të marrësh, babin do e kesh në krah, ajo është gjë që do ndodhi, janë gjëra të tjera…

Keisi: I di, i di të gjitha, ti e di tipin tim.

Sabiani: Biri i babit, dashuri. Përshëndete mamin gjithmonë.

Keisi: Më ka marrë shumë malli për atë, 4 muaj pa e takuar. E kupton ça kam patur brenda tërë kohës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.