BLUETOOTH

Flirt apo miqësi mes Jorit e Luizit? Reagon Beniada dhe flet për sjelljen e mikeshës në BBVIP

13:00 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorja më e re Jori Delli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me hyrjen e saj në BBVIP, kjo shkak afrimitetit me Luizin ku për shumicën është parë e çuditshme ku dhe po komentohet shumë si një flirt dhe jo një raport i sinqertë shoqëror.




Lidhur me afrimitetin e modeles dhe Luizit, ka reaguar Beniada Nishani e cila është mikeshë e Jorit e cila e ka konsideruar raportin e tyre tepër miqësor,

Ajo u pyet rreth mendimit të saj për marrëdhënien e Luizit me Jorin dhe preferoi të përgjigjet me një rast që ka ndodhur në shtëpi, ku këngëtari i dhuroi një trëndafil modeles. Beniada shtoi se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.

“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”, tha Beniada.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.