BLUETOOTH

Zbulohen fjalët e nënës së Luiz Ejllit për djalin e saj dhe shqetësimi vetëm për shëndetin e tij

13:52 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shokët e ngushtë të Luiz Ejllit, Joni dhe Mario kanë zbuluar se çfarë komunikojnë me nënën e këngëtarit, me të cilën flasin për mikun e tyre dhe lojën brenda BBV.




Një nga shokët e Luizit tha se nënës së tij nuk i intereson fare gara, por shëndeti i djalit të saj.

“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i fohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin.

Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Kujtojmë që familja e Luiz Ejllit jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këngëtari shpesh herë brenda shtëpisë është shprehur se nëse nuk del fitimtar nga BBV, ai do të shkojë të jetojë pranë tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.