LAJMI I FUNDIT

Barcelona godet në merkato, katalanasit arrijnë “marrëveshjen” për të transferuar yllin e Spanjës

11:24 - 27.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi i Lajpcigut dhe kombëtares spanjolle, Dani Olmo, ka qenë gjithnjë nga lojtarët e shumë dëshiruar në Barcelonë. Si produkt i këtij klubi, i cili u largua në moshën 16 vjeç drejt Dinamos së Zagrebit, katalanasit gjithnjë e kanë ndjekur me interes zhvillimin e tij si lojtar.




Dhe tani kur ka arritur pjekurinë e plotë në Gjermani me Lajpcigun, klubi “blaugrana” është gati t’i bëjë një vend në skuadrën e Ksavit.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka biseduar në Botërorin e fundit me sulmuesin e Spanjës, duke i kërkuar atij të mos rinovojë kontratën me Lajpcigun kur ajo të përfundojë në vitin 2024. Barça dëshiron ta afrojë me parametra zero sulmuesin.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.