BOTA

VIDEO/ Shihni momentin kur 28-vjeçari hyn brenda shkollës në SHBA dhe qëllon me kallashnikov dhe vret 6 nxënës

09:17 - 28.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre fëmijë të moshës 9-vjeçare, Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, si edhe tre të rritur, Cynthia Peak, 61; Katherine Koonce, 60 vjeçe; dhe Mike Hill, 61-vjeç janë vrarë në një sulm me armë në një shkollë fillore në Nashville.




Autori i vrasjeve dyshohet se është 28-vjeçari Audrey Hale, ish-nxënës i kësaj shkolle. Gjatë një kontrolli në banesën e të dyshuarit janë zbuluar edhe dy armë të tjera. Gjithashtu janë marrë disa shkrime të Hale nga banesa ku tregohej se sulmi ishte i llogaritur dhe planifikuar, shkruan media e huaj INDIPENDENT.

Ai kishte një hartë të The Covenant School ku kreu sulmin duke u marrë jetën 3 fëmijëve dhe 3 të rriturve. 28-vjeçari shihet teksa hyn brenda ndërtesës dhe hap zjarr me një nga 3 armët që zotëronte.

Harta, tha shefi i policisë së Nashville, John Drake, kishte informacion mbi pikat e hyrjes dhe daljes së shkollës.

Dy oficerë shkuan në vendngjarje dhe gjetën të dyshuarin në katin e dytë të shkollës, duke qëlluar drejtim të disa efektivëve që kishin mbërritur më parë.

Dy oficerët hapën zjarr, duke qëlluar për vdekje 28-vjeçarin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.