AKTUALITET

“Tronditëse, 32% e vajzave dhe djemve pa punë e pa shkollë”, Meta ngre shqetësimin: Korrupsioni i Ramës i detyron të emigrojnë, pas 14 majit i japim fund

17:13 - 11.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, referuar një studimi të fundit të INSTAT, ngre alarmin për të rinjtë e vendit.




Meta thotë se siç publikohet edhe nga ky studim, 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Në një reagim të bërë në Facebook, Meta shprehet ky është fakt që tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, duke i detyruar ata të emigrojnë.

Por kjo situatë sipas tij do të marrë fund pas 14 majit.

Postimi i plotë:

Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë, siç tregon studimi i fundit i INSTAT për vitin 2021.

Ky fakt tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, që grabit miliarda euro.

Kjo detyron mijëra të rinj të emigrojnë, duke rrezikuar edhe jetën përmes emigracionit të paligjshëm.

Kjo situatë skandaloze merr fund shumë shpejt më 14 Maj dhe rinia do të rigjejë shpresën dhe mundësitë reale për punësim dhe arsimim në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.