AKTUALITET

Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19, MSH: 12 qytetarë të infektuar

17:14 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e situatës me Covid-19 në vendin tonë, bën me dije se për fat të mirë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jetë si pasojë e virusit.




Ndërkaq, nga 110 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, e ndërsa 9 pacientë janë shëruar plotësisht nga virusi.

Njoftimi i plotë i MSH:

16 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 110 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë , 4 në Vau Dejës, 2 në Himarë, 1 në Vlorë.

Janë 175 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,303 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 16 Prill 2023)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 9

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 110

Testime totale 2,052,830

Raste pozitive 334,082

Raste të shëruara 330,303

Raste Aktive 175

Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 145

Vlorë 14

Shkodër. 6

Fier 5

Elbasan. 4

Korçë. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.