AKTUALITET

Vrasjet dhe rrjetet sociale/ Sociologu Gëzim Tushi në ‘Panorama TV’: Prindërit të edukojnë fëmijët për moshën se kur duhet përdorur celulari

18:03 - 18.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarjet e fundit në Serbi, në të cilën një adoleshent vrau me armë zjarri disa bashkëmoshatarë të tij, prek edhe një fenomen social, i cili ka të bëjë me përdorimin e rrjeteve sociale.




Këtë fakt e ka analizuar për ‘Panorama TV’ sociologu i njohur, Gëzim Tushi. Ai u shpreh se defekti i sotëshëm në shoqërinë shqiptare është përdorimi i gabuar i rrjeteve sociale. Madje ai kërkoi nga prindërit që të lexojnë më shumë se kur duhen përdorur rrejtet sociale tëk fëmijët e vegjël.

Pjesë nga intervista

Ekspozimi i fëmijëve ne rrjetet sociale, pse është i vështirë monitorimi

Gjithmonë e kemi bërë si casus belli përdorimin e rrjeteve sociale. Është e padiskutueshme sepse nuk kuptohet bota pa rrjetet sociale. Nuk ka faj teknologjia por është njeriu që po të vret. Për mendimin tim defekti i sotshëm është kultura e gabuar e rrjeteve sociale. Mungesa e edukatës dhe rregullave për të vendosur një raport mes të lejuarës dhe të ndaluarës. Duke i edukuar në mënyrë që duhet lexuar se cila është mosha se kur duhet mbajtur celulari. Teknologjinë prindërit e kanë si një mënyrë për të shmangur përgjegjsinë e prindërimit. Në këtë kontekst duhet shumë kujdes, pasi mosha që përdorin më shumë rrejtet sociale janë adoleshentët pasi më shumë janë krime që ndodhin në rrjetet sociale. Edhe pjesa e përdorimit jo të duhur të mjeteve të komunikimit është e rëndë.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.