AKTUALITET

Kosova ndaloi mallrat serbe në territorin e saj, Vuçiç: Jemi në udhëkryq! Kurti kërkon që të t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie

20:55 - 14.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar vendimin e Kosovës për të penguar hyrjen e mallrave serbe në territorin e saj pas rrëmbimit të 3 policëve, ku tha se kjo sipas rregullave nuk është e mundur.




Vuçiç është shprehur se tensionet në Veri po ndodhin për shkak se kryeministri Albin Kurti kërkon të provokojë luftë, dhe t’i çojë serbët e Kosovës në grevë urie.

“Jemi në udhëkryq. Jo për shkak të qëllimeve tona për të mos pasur paqe, por sepse është një njeri në Ballkan që dëshiron të ketë luftë dhe të provokojë luftë me çdo çmim. Kurti dëshiron t’i sjellë serbët e Kosovës në një gjendje të rëndë urie. Asnjë shqiptar nuk është qëlluar, dhe që nga fillimi i vitit kemi pasur 6 serbë të qëlluar”, ka thënë ai në Radio televizionin e Serbisë (RTS), citon Express.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.