AKTUALITET

Tensionet në Kosovë, reagon Edi Rama: Kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit, s’do t’ja dijë për Kosovën

20:11 - 14.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe.




‘Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë.

Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat!’- shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.