AKTUALITET

Vizita e parë pas shumë vitesh në pushtet, kryeministri i Kroacisë mbërrin në Serbi

15:45 - 23.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç ka arritur në Serbi, më 23 qershor. Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin. Pllenkoviç, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç. Pllenkoviç dhe Bërnabiç, me delegacionet e tyre, do të marrin pjesë në hapjen e Shtëpisë Kroate – Amëza (Matica) në Suboticë. Në takimin e kryeministrave të Kroacisë dhe Serbisë do të marrin pjesë ministri serb për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Tomisllav Zhigmanov dhe ministrja për Integrime Evropiane, Tanja Mishçeviç, njoftuan nga Qeveria në Beograd.




Kjo është vizita e parë e Pllenkoviçit në Serbi që kur u bë kryeministër në vitin 2016. Më 30 prill, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, vizitoi Zagrebin, ku së bashku me Pllenkoviçin, mori pjesë në Kuvendin e madh të Këshillit Kombëtar Serb, organizatë ombrellë e pakicës serbe në Kroaci.

Asokohe, ata theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtave dhe përmirësimit të pozitës së minoritetit serb në Kroaci dhe minoritetit kroat në Serbi, si dhe paralajmëruan krijimin e një katalogu të çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, me qëllim vazhdimin e zgjidhjes së tyre. Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit i rëndojnë çështjet e pazgjidhura edhe 30 vjet pas luftës në ish-Jugosllavi.

Të dy vendet kanë kontest lidhur me përcaktimin e kufirit në Danub dhe nuk e kanë zgjidhur çështjen e sukcesionit – trashëgimisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (SFRJ). Ndër çështjet e hapura janë ndjekja penale e krimeve të luftës dhe gjetja e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kroaci, gjatë viteve 1991-1995.

Në shkurt të këtij viti, kryeministri Pllenkoviq dhe presidenti serb Alleksandar Vuçiç u takuan në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku thanë se dëshironin marrëdhënie më të mira. Vuçiç nuk ka qenë në vizitë zyrtare në Zagreb që nga viti 2018, kur u prit në kryeqytetin kroat nga presidentja e atëhershme Kolinda Grabar Kitarovç. Dy vjet më herët, në vitin 2016, të dy ata nënshkruan Deklaratën për normalizimin e marrëdhënieve, në Suboticë.

Megjithatë, “normalizimi” nuk ndodhi dhe zyrtarët shkëmbyen fjalë të ashpra me njëri-tjetrin. Gjatë vitit 2022, Vuçiq donte të bënte një vizitë “private” në Jasenovc, kompleks memorial kushtuar viktimave të krimeve ustashe nga Lufta e Dytë Botërore. Por, autoritetet në Zagreb nuk e lejuan atë, duke thënë se bëhej fjalë për vizitë të paparalajmëruar dhe në kundërshtim me protokollin. Kjo u pasua me shkëmbim të notave diplomatike mes dy vendeve. Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq mori pjesë në kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse në janar të vitit 2023 në Zagreb, me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiq.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.