BLUETOOTH

Gjithmonë në super formë, Elvana Gjata zbulon ‘sekretet’ që e bëjnë të ruajë fizikun perfekt

19:46 - 24.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Elvana Gjata, është një ndër artistet më të suksesshme dhe më të pëlqyer në estradën shqiptare.




Së fundmi, artistja ka qenë e ftuar në podkastin e kryeministrit Edi Rama, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj personale.

E gjatë intervistës, Elvana zbuloi  disa nga ‘sekretet’ që ajo shfaqet gjithmonë në super formë.

“Gatimet e babit në shtëpi. Babi më ndihmon dhe gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë. Ai 10% konsiston në paaak peshk, kurse mish të kuq jo. Bëj 1 orë e gjysmë stërvitje në ditë, 5 herë në javë.”-tregoi ajo.

Kujtojmë se dhe më parë, këngëtarja ka treguar  se babin e ka pikë të dobët dhe sa herë që shkon në shtëpi ai gatuan dhe kujdeset për të.

“Babi është pika ime e dobët. E di që ku të shkoj në shtëpi mami do të thotë avash mi avash. Prindërit nuk i ndan dot, por babin e kam pikë të dobët. Është një mbështetje shumë e madhe për mua dhe kujdeset shumë. Kur jam në Tiranë, ai përgatit çdo ushqim që unë konsumoj që të kem energjitë e duhura. Babi gatuan për mua dhe unë ia puth duart”, u shpreh këngëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.