AKTUALITET

Kamera ishte instaluar në një gotë kafeje/ Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga dosja e Safet Gjicit: Prokuroria ka dyshime se Alma Kaçi nuk ka vepruar e vetme

22:47 - 26.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhej me dosjen e SPAK ndaj Safet Gjici. Lala ka bërë me dije se Prokuroria ka dyshime të forta se Alma Kaçi nuk ka vepruar e vetme në përgjimin e zotit Gjici, por se është ndihmuar nga persona të tretë.




 

Lala ka sqaruar se mbetet për tu parë nëse bashkëpunëtorët e saj kanë qenë nga politika, kundërshtarët të Gjicit apo grupe kriminale.

 

“Prokuroria e Posaçme ka dyshime të forta se gruaja nuk ka vepruar e vetme pra ka patur bashkëpunëtorë për mënyrën e si është organizuar filmimi.

 

Bëhet fjalë për një gotë ku ishte vendosur kamera e sigurisë sepse çanta është mbajtur në paradhomë nga sekretarja e Zotit Gjici.

 

Nga mënyra se si kontrollohet videoja nga telefoni dhe se si ajo largohet nga ambientet e bashkisë dhe si komunikon me nënkryetarit shtohem dyshimet për bashkëpunëtorë.

 

Mbetet për tu parë nëse janë kundërshtarë të zotit Gjici, palë të politikës, apo grupe kriminale. Kjo çështje besoj do zgjidhet për sa kohë është arritur të sekuestrohen pajisjet me të cilat është kryer përgjimi”, deklaroi Lala ne emisionin “Open” ne News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.