BLUETOOTH

Personaliteti seksual dhe shpirti juaj binjak në shtrat sipas Horoskopit!

17:20 - 28.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më poshtë do tregojmë personalitetin seksual të çdo shenje dhe shpirtin binjak në shtrat.




 

DASHI

Personaliteti seksual: Si Dash ju nuk jeni ndjekës, ju jeni një shenjë e fortë dhe e sigurt në dhomën e gjumit. Ju nuk keni kohë për të luajtur lojëra emocionale dhe kënaqësia seksuale duhet të vijë shpejt te ju se përndryshe mërziteni. Ajo çka ju ndez më shumë? Një masazh koke ose dikush duke luajtur me flokët tuaj. Shpirti binjak në shtrat: Luani, Peshorja, Binjakët, Akrepi.

 

DEMI

 

Personaliteti seksual: Një Dem është çuditërisht sensual dhe ju keni nevojë për takimet tuaja seksuale për të qenë më shumë në formë. Duke qenë se nuk i pëlqeni gjërat e rastësishme që mund t’ju zhgënjejnë, për fat të mirë do të prisni partnerin e duhur. Gjendja e përgjithshme duhet të jetë e mirë për  të përjetuar atë seksin e ndjeshëm dhe prekjen, aromën dhe tingujt, që luajnë një rol të madh në jetën tuaj seksuale. Shpirti binjak në shtrat: Akrepi, Gaforrja, Virgjëresha, Bricjapi.

 

BINJAKËT

 

Personaliteti seksual: Binjaku është i njohur për të qenë i flaktë, por edhe i lehtë në shoqërim. Ju nuk jeni të trembur në dhomën e gjumit dhe biseda e pistë është specialiteti juaj. Raporti i përgjithshëm dhe konstant është një pjesë e rëndësishme e përvojës tuaj seksuale dhe të jesh i kënaqur me eksperimentimin është po aq i rëndësishëm për ju. Partneri juaj duhet të jetë në gjendje të argëtohet dhe të dëshirojë të provojë gjëra të reja me ju. Shpirti binjak në shtrat: Dashi, Binjakët, Shigjetari, Ujori.

 

GAFORRJA

 

Personaliteti seksual: Seksi do të thotë më shumë për ju sesa thjesht një kënaqësi e rastit. Ju duhet të ndiheni të dashuruar për ta bërë seksin tuaj të plotë. Pasi të ndiheni rehat me partnerin, jeni krijues mes çarçafëve  dhe stimulimi oral është pika juaj më e fortë. Gaforret  e dinë se çfarë dëshiron partneri i tyre, gjë që e bën përvojën seksuale tepër të kënaqshme. Shpirti binjak në shtrat: Demi, Luani, Bricjapi, Peshqit.

 

LUANI

 

Personaliteti seksual: Luanët janë të vëmendshëm dhe tepër të pasionuar brenda dhe jashtë dhomës së gjumit. Megjithëse ju kërkoni vlefshmërinë e aftësive tuaja seksuale, ju keni një “makineri” seksuale të fortë dhe të qëndrueshme brenda vetes. Luanët njihen për të qenit simpatikë dhe e përdorin këtë në avantazhin e tyre kur kërkojnë një partner për në shtrat. Joshja është çelësi dhe loja para seksit është tipari më i rëndësishëm seksual që ju zotëroni. Ajo që ju ndez në shtrat? Ledhatimet në qafë gjithmonë do t’ju bëjnë një bishë në krevat. Shpirti binjak në shtrat: Akrepi, Dashi, Shigjetari, Luani.

 

VIRGJËRESHA

 

Personaliteti seksual: Ka një keqkuptim se Virgjëreshat janë të matura kur është fjala për seksin, ajo që njerëzit nuk e kuptojnë është se ju jeni edhe sensual, edhe seksual. Masazhet janë çelësi i zgjimit tuaj dhe ju doni të jepni sa më shumë që të merrni edhe më shumë. Virgjëresha pëlqen të bëjë seks  për ta shijuar dhe jo diçka të shpejtë sa për të thënë. Për ju, seksi i sinqertë dhe me shumë dashuri e ndjenjë brenda është emocioni më i madh. Shpirti binjak në shtrat: Demi, Peshorja, Peshqit, Bricjapi.

 

PESHORJA

 

Personaliteti seksual: Peshoret duhet të dalin nga vetja kur bëhet fjalë për seks të mahnitshëm. Një partner që ndez pasionin tënd me flirtim, stimulim mendor dhe të bëjë gjithë lojën përpara seksit me fjalë të zgjedhura do të nxjerrë ‘bishën’ brenda jush. Seksi është më shumë se një akt për një Peshore, kërkon një mjedis seksual që ta stimulojë plotësisht edhe për pjesën tjetër të ditës. Shpirti binjak në shtrat: Dashi, Binjakët, Luani, Shigjetari.

 

AKREPI

 

Personaliteti seksual: Akrepi është i njohur për të qenë intensivisht i pasionuar dhe seksual. Ju keni nevojë për një partner që të jeni njëlloj për sa i përket së pari dëshirës për seks dhe më pas dëshirës për të eksperimentuar bashkë. Drama dhe eksitimi luajnë një rol të madh në jetën tuaj seksuale, por me emocione të tilla të forta, Akrepi mund edhe të bëhet shumë posesiv seksualisht. Shpirti binjak në shtrat: Demi, Luani, Akrepi, Peshqit.

 

SHIGJETARI

 

Personaliteti seksual: Shigjetari ka nevojë për spontanitet në jetën seksuale, qoftë single ose në një marrëdhënie afatgjatë. Ju jeni të dashur dhe të vëmendshëm, por keni tendencën për t’u mërzitur shpejt, ndaj dhe partneri juaj më i mirë seksual duhet t’ju mbajë të interesuar duke ndryshuar gjërat midis çarçafëve shpesh në mënyrë që ju të intrigoheni vazhdimisht. Shpirti binjak në shtrat: Luani, Dashi, Binjakët, Ujori.

 

BRICJAPI

 

Personaliteti seksual: Bricjapi, ashtu si dhe Akrepi, është një nga shenjat më seksuale të zodiakut, por gjithashtu tepër sensuale dhe e ndjeshme. Ju mund të dëshironi të qani ,por do ta bëni gjithmonë në privatësi dhe nuk jeni për shfaqje publike të dashurisë, çka do të thotë se edhe çmendurinë që doni në shtrat do ta keni të vështirë ta tregoni publikisht. Nuk duhet shumë për të aktivizuar një Bricjap, por një partner seksual i mirë  duhet të  përshtatet me qëndrueshmërinë tuaj në ndjenja. Këmbët dhe gjunjët tuaj janë pika të ndjeshme për ju. Shpirti binjak në shtrat: Gaforrja, Demi, Bricjapi, Virgjëresha.

 

UJORI

 

Personaliteti seksual: Si një Ujor, njerëzit nuk mendojnë domosdoshmërish për ju si njerëz jashtëzakonisht seksualë, por nëse ata e gërvishtin sipërfaqen, do të zbulojnë sa jeni entuziast në krevat më shumë seç dukeni. Nëse partneri juaj mund t’ju barazojë në një nivel mendor, ata do të zbulojnë se sa imagjinatë mund të keni edhe në marrëdhënien seksuale. Megjithëse preferoni të josheni, partneri juaj seksual nuk duhet të presë që të jeni të nënshtruar ndaj tyre sepse kjo nuk ju pëlqen aspak. Shpirti binjak në shtrat: Binjakët, Ujori, Shigjetari, Virgjëresha.

 

PESHQIT

 

Personaliteti seksual: Peshqit janë bujarë dhe më të fokusuar në kënaqësinë e partnerit të tyre sesa te vetë ata. Të njohur për tërheqjen e admiruesve, ju jeni sensualë dhe të gjallë në plot kuptimin e fjalës. Ju vlerësoni gjestet romantike dhe teknikat imagjinative nën çarçafë. Shpirti binjak në shtrat: Akrepi, Gaforrja, Virgjëresha, Peshorja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.