AKTUALITET

Universiteti i Korçës nuk do të bashkohet me atë të Tiranës, Kushi: Nuk do të dorëzohet para sfidave

12:54 - 08.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e arsimit dhe sportit Evis Kushi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me stafin akademik në sallën  e amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.




Pas zhurmës dhe pikëpyetjes së madhe nëse universiteti i Korçës do të bashkohet me atë të Tiranës Kushi ka reaguar nga Korça duke thënë se ky universitet ka potencialet e veta, kapacitet, staf dhe studentë çka do të thotë se nuk do të ketë bashkim por pse jo ndërkombëtarizim dhe profilizim të universitetit.

Më tej Kushi shtoi se universiteti i Korçës do të ketë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara pasi një universitet si ky i Korçës nuk duhet të dorëzohet përballë sfidave që aktualisht ka çdo universitet në Shqipëri.

Edhe rektori i universitetit të Korçës Dhimitër Bello ka folur për herë të parë pas situatës së ndodhur në universitet. Ai ka thënë se me këtë diskutim ajo që u arrit është pikërisht zgjedhja e alternativave më të mira për universitetin Fan.S.Noli. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ministri Niko Peleshi i cili ka mbajtur prej fillimit qëndrim kundër bashkimit të universitetit të Korçës  me atë të Tiranës.

Asokohe ai është shprehur se “Universiteti “Fan Noli” është një vlerë e pacënueshme e Korçës dhe një pikë e fortë identitare e qytetarisë korçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.