AKTUALITET

U dhunuan nga fisi Rraja, zbardhen dëshmitë e dy kushërinjve Maja: Ishim në lokal duke folur me inixhinerin e firmës dhe…

15:32 - 09.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme policia ka marrë dëshmitë e dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja, të dhunuar nga fisi Rraja. Policia ka shkuar dje në banesat e dy të dhunuarve Jashar dhe Bilbil Maja dhe ka marrë deklaratat e tyre për ngjarjen.




News 24 raporton se në dëshminë në polici Bilbil Maja ka thënë se ka qenë në lokal me kushëririn duke folur me inixhinerin e firmës dhe më pas në një moment sipas tij me armë në dorë janë afruar vëllezërit Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët sipas dëshmisë së Bilbil Majës, i kanë thënë të shtrihet në dysheme duke i drejtuar armën në bark dhe e kanë ofenduar. Sipas dëshmisë në polici të Bilbil Majës kur është shtrirë në dysheme ka parë edhe persona të tjerë të afrohen me shkopa bejsbolli dhe e kanë sulmuar.

“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës”, ka thënë në polici Bilbil Maja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.