AKTUALITET

Dhuna e Rrajave, Bumçi për Panorama TV: Rama mban pushtetin duke kalbëzuar shtetin, ku nuk fiton përfshin njerëz me krimin

21:22 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në emisionin ‘Log.’ ka komentuar temën “Balla tek MPB, Ahmetaj te 313?”, ku tha se qeveria e Edi Ramës ka rritur abuzimet në vend dhe se kryeministri po e mban pushtetin duke kalbëzuar dhe shkatërruar shtetin.




Bumçi tha se autoritetet duhet të kishin reaguar në lidhje me videon e dhunës në Krujë nga fisi Rraja më herët, por nuk e kanë bërë pasi e dinë se çfarë ndodh me personat që mbrohen nga Rama.

“Edhe mund të jetë shuar pasi Rama ka propaganda dhe kontroll të opinionit publik, por të dyja ngjarjet duhet të analizohen më vete si Ahmetaj ashtu dhe ajo e Krujës. Ngjarja e Krujës nuk është vetëm ngjarje që lidhet me një deputet por me mënyrat sesi Rama po mban pushtetin duke kalbëzuar, shkatërruar këtë shtet ndërsa ngjarja e dytë lidhet me skandalin më të rëndë në 32 vite, ajo e inceneratorëve. Vendimet që përfshijnë qeverinë, që bëhen pagesa dhe djegësi nuk ekziston, ka hetime dhe arrestime për Fierin, Elbasanin por jo për Tiranën. Aty ku nuk fitonte dot, Rama përfshiu njerëz të lidhur me krimin.

Jemi në vitin e 10 të qeverisjes,  dhe zoti Rraja ka kandiduar dy herë pas një seri ngjarjes në Krujë që kanë përfshirë familjarët e tij. Kryeministri publikisht ka kërcënuar publikisht një oficer policie, tregon që shteti është në shërbim të atyre që i sjellin vota. Pse nuk reagoi policia në Krujë, pasi e di çfarë ka ndodhur vite më parë me ata që i mbron Edi Rama. Nuk ka më program, bilanc dhe kemi abuzime në vend”, tha ai.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.