AKTUALITET

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, Bumçi për Panorama TV: Mandatet e zyrtarëve të burgosur i mban Rama

21:58 - 10.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi në emisionin ‘Log.’ ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi pas videos të dhunës në Krujë, ku tha se në këto ngjarje lidhja të çon tek kryeministri Edi Rama i cili e ka vetë sistemin.




Bumçi tha se edhe pse pak vite më parë u arrestua ministri më i fuqishëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, situata në vend nuk ndryshoi përkundrazi u rrit krimi, dhe se të gjithë mandatet e zyrtarëve të burgosur i ka kryeministri Rama.

“Mungesën e frikës ia ka dhënë Edi Rama, a kishim zgjedhje po çfarë fushate bëri ai në atë zonë. Si mund të ketë pasur zgjedhje të lira me atë arrogancë, dhunë pasi pamë atë video. A e shikoni çfarë ka ndodhur në lagjet e vendit, ja çfarë ka ndodh. Nëse Bledi Çuçi u largua për rastin se policia nuk ndërhyri a kemi ne akuzë nga një oficer policie se atij i është bërë presion.

Pse i lëshoi Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahirin?

Çështja për Tahirin nisi në Itali, reagimi ishte mbrojtja por fakti më i rëndësishëm është sistemi që ka ngritur Rama. Ministri më i fuqishëm për 5 vite ishte Tahiri, çfarë ka ndodhur në këto vite. Në këto 6 vite sipas DASH ne nuk jemi vetëm për kanabis por portë hyrëse për kokainë, jemi bazë e krimit. Nëse goditet një ministër i brendshëm duhet të ulet trafiku i drogës, kjo tregon se sistemi është Edi Rama. Si mund të goditet ministri dhe të rritet krimi, gjithçka ndryshon por vetëm një gjë jo. Mandatet e të gjithë ministrave të arrestuar i ka Edi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.