AKTUALITET

Prokuroria Speciale akuzon oficerin serb për krime lufte në Kosovë

15:48 - 12.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj një pjesëtari të komunitetit serb nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile.




Sipas prokurorisë i akuzuari S.T. ngarkohet për krime të kryera gjatë luftë në fshatin Reznik dhe fshatra tjera përreth komunës së Vushtrrisë.

Prokuroria tha se i pandehuri si ish pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe është përfshirë në veprat “vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim të mijëra civileve shqiptarë si dhe në veprat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare”.

I akuzuari është arrestuar në dhjetor të vitit 2022. Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, e identifikoi atë si Slagjan Trajkoviç, një ish pjesëtar i policisë së Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj që kundërshtohet nga Beogradi, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së viteve 1998 – 1999 me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe.

Mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë llogariteshin të zhdukur në fund të luftës, ndërsa edhe më tej nuk dihet asgjë për fatin e rreth 1 mijë e 600 personave, pjesa më e madhe të përkatësisë kombëtare shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.