AKTUALITET

Projektligji për diplomat/ Studentët e mjekësisë paralajmërojnë: Bojkot të vitit akademik! Ministrja Kushi të dorëhiqet!

09:58 - 20.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët e mjekësisë, që po zhvillojnë një protestë para Parlamentit, kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pas deklaratës së kësaj të fundit se ligji për punën e detyrueshme, do të miratohet dhe për këtë ata nuk do të pyeten.




Një prej zërave të protestës, paralajmëroi po ashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligj.

“Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis!Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! (Për studentët e mjekësisë). Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie”, tha një prej studenteve që proteston.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.