Kronikë

U arrestua sot/ Kush është Oltion Bistri, zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit që u prangos me urdhër të SPAK

12:11 - 27.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtari i lartë i policisë se shtetit, Oltion Bistri është mes të arrestuarve me urdhër të SPAK mëngjesin e sotëm.




Oltion Bistri ka mbajtur poste të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë e drejtor i Policisë së Durrësit dhe Lezhës. Gjithashtu ka qenë edhe shef i Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, ndërsa pak ditë më parë u shkarkua si Shef i Operacionales.

Pas shkarkimit nga detyra e lartpërmendur, ai u emërua Specialist në Drejtorinë e Krimeve në Volum.

Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda, ndërkohë, që ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit. Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë.

Bistri ka qene nder emrat e denoncuar nga opozita per perfshirjen dhe lejimin e kultivimit te kanabistit. Ne vitin 2022 Sali Berisha denonconte Olti Bistrin si te perfshire ne nje sperskandal, nderkohe qe SPAK sot e prangosi ish kreun e operacionales.

Sali Berisha: Superskandal!

 Oltion Bistri, narkokomisari i lartë e Edvinit kishte liruar tre jave më parë trafikantin Ajes Sulejmani!

Ky i fundit ishte i shumë kërkuar prej vitesh në Britaninë e Madhe!

Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje Dr trafikanti që përpelasi një çift dhe foshnjen e tyre tre muajsh me makinë sot në Tiranë ishte miku dhe pagatori i Oltion Bistrit.

Ky i fundit është emruar direkt nga Edi Rama si Drejtori i Forces Operacionale ne Drejtorine e Pergjitheshme të Policisë dhe ka liruar thuhet kundrejt 200 mij eurove të shume kërkuarin nga Britania e Madhe Ajes Sulejmanin të arrestuar 3 javë më parë me kërkesë të Interpolit për ekstradim.

Policia e ka ndaluar kriminelin disa herë por ai është liruar me urdher të Bistrit! Perveç kësaj sot po me nderhyrje të Bistrit njoftimet e policisë për Sulejmanin kanë ndryshuar disa herë me qellim që të fshihej autori i vertetë i aksidentit të rëndë.

Gjithashtu ju informoj se Oltion Bistri është person me ngarkesa të medha kriminale, i perfshire në kultivim të lëndëve narkotike në vitet 2016 e 17 si ish shef i komesarjatit në Pogradec, si gjobëvënes në drejtimin e Komisarjatit Nr 2 si ish krahu i ish dr Policisë Ardi Veliu, i kontestuar shumë për këtë emërim edhe nga të huajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.