AKTUALITET

U ekzekutua me 5 plumba/ 35-vjeçari shqiptar i njohur si ‘Zezaku’ me precedentë në Greqi, në 2020 i kishte shpëtuar një atentati (DETAJE)

19:11 - 27.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kanë dalë detaje të reja sa i përket  vrasjes pas mesnate në Selanik të 35 vjeçarit nga Korça, Erald Jonuzi, i njohur me nofkën “Zezaku”.




Krahas precedentit të vitit 2009 në Shqipëri për “falsifikim të vulave, stampave ose të formularëve” dhe “kalim i paligjshëm të kufirit shtetëror”  ai ka edhe precedentë në Greqi.

Kështu në vitin 2016 ai rezulton të jetë arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” ndërkohë që në vitin 2020 ai rezulton t’i ketë shpëtuar një atentati me armë zjarri.

Policia greke po mbledh material nga kamerat e sigurisë për të mësuar itenerarin e lëvizjes së mjetit të vrasësve ndërkohë qe ka marrë në pyetje familjarë dhe komshinj të viktimës.

Jonuzi rezulton prind i një fëmije të mitur dhe policia po heton nëse vrasja ka lidhje me të shkuarën e tij. Ai po kthehej në banesë rreth orës 00.50 në rrugën “Viziniou 4” kur u qëllua për vdekje me 5 plumba. Ai u transportuar drejt spitalit ku nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.