AKTUALITET

Zbardhen emrat e të arrestuarve në operacionin e SPAK. Si biznesmeni Pëllumb Gjoka ka bërë planet për të kryer vrasje

16:06 - 28.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panorama ka siguruar emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, ku mes tyre janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i operacionales Oltian Bistri si dhe Prokurori Xhevahir Lita.




Të arrestuarit:

 

 

1-Pëllumb Gjoka

2-Edmond Preka

3-Astmer Bilali

4-Ardrit Hasanbegaj

5-Oltian Bistri

6-Xhevahir Lita

7-Sabjan Troshani

8-Nehat Fojleta

Arrestimet kanë ardhur pas hetimit të disa vrasjeve dhe tentativash vrasje, ky dyshohet të jetë i përfshirë dhe Ervis Martinaj, një eksponent i krimit të organizuar, i cili rezulton prej kohësh i zhdukur.

Në njoftimin e policisë thuhet se biznesmeni shkodran Pëllumb Gjoka, ka bere plan per te kryer vrasje.

1- P. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale:
-“Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, është vrarë shtetasi Gj. N. (B.);
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasit K. M.);
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” (në dëm të shtetasve D. D. dhe I. L.);
-“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim;
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.