AKTUALITET

Rrezikuan jetën, Policia e Vlorës dhe Dhërmiut shpëtojnë 4 turistët

14:21 - 02.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër pushues të cilët kanë rrezikuar të mbyteshin në plazhin e Vlorës dhe të Dhërmiut, janë shpëtuar sot nga Policia Kufitare.




Sipas policisë, tre pushues kishin mbetur në det pasi mjeti me të cilin lundronin kishte pësuar defekt. Pas ndërhyrjes nga Policia Kufitare, pushuesit janë nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërsa në plazhin e Dhërmiut, një pushuesi i ishte rrezikuar jeta për shkak të detit të trazuar, teksa bënte sërf. Edhe ai është nxjerrë në breg nga policia, në gjendje të mirë shëndetësore.

Vlorë dhe Dhërmi/Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkojnë në ndihmë në 2 raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det

Në rastin e parë, kërkuan ndihmë 3 shtetas, pasi mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

Në rastin e dytë, kërkoi ndihmë një shtetas që bënte sërf, pasi për shkak të detit të trazuar, nuk dilte dot në breg.

Shërbimeve të Policisë Kufitare të Vlorës dhe atyre të Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimeve të pandërprera në të gjithë hapësirën detare të qarkut, iu është kërkuar ndihmë në 2 raste, pasi 4 shtetas rrezikuan të mbyteshin në det.

-Në rastin e parë, shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, të 3 shtetasve që kishin mbetur në det, për shkak se mjeti me të cilin lundronin, kishte pësuar defekt.

-Në rastin e dytë, shërbimet e SPK Dhërmi ndërhynë për të nxjerrë në breg një shtetas të cilit i ishte rrezikuar jeta, teksa bënte sërf, për shkak të detit të trazuar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.