AKTUALITET

Del foto e Saimir Tahirit në qelinë e burgut, me Safet Bajrin dhe Kelmend Balilin

16:45 - 04.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga qelia e burgut. Në foton që është publikuar nga Flamur Vezaj, duket ish-ministri në shoqërinë e Kelmend Balilit, i pagëzuar si Escobari i Ballkanit, me Safet Bajrin, një nga të arrestuarit e grupit Bajri në Shkodër dhe të një të burgosuri tjetër.




Pas lirimit të Saimir Tahirit nga burgu, avokati i tij, Maks Haxhia tregoi se një person me precedent të theksuar kriminal, në momentin kur kishte dalë nga burgu, i kishte shprehur keqardhje Saimir Tahirit që vuante ende dënimin.

“Më vjen turp që dal unë nga burgu dhe rrini ju“, ishin fjalët, sipas avokatit Maks Haxhia, me të cilat ai i ishte drejtuar Saimir Tahirit. Më pas u mësua se bëhej fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

Sot, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kur ka qenë në burg.

Në foto shihet Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri dhe një person tjetër, të cilët janë duke ngrënë.

Berisha shprehet se këta persona kanë privilegjin të bëjnë turizëm edhe në burg, ndërsa thekson se në qeli vdesin ata që janë arrestuar për lekët e dritave.

Berisha shkruan se këta persona, ngrenë dolli për kapon e tyre, që siç shkruan ai i bëri sheikët e vendit më të varfër në Evropë.

“Jo të gjithë shqiptarët vdesin nëpër burgjet e Edi Ramës, vdesin ata që janë aty për lekët e dritave por jo ata që janë aty si hajdutë e trafikantë.

Këta të fundit kanë privilegjin të bëjnë turizëm në burg, në kavalishencën e tyre qeveritare, madje edhe të ngrenë dolli shëndeti për kapon e tyre, që i bëri sheikët e vendit më të varfër në Europë.

Në foto, Saimir Tahiri, Klement Balili, Safet Bajri gëzojnë privilegjet e partisë”, shkruan Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.